Snowshoeing
Ecje me këpucë speciale për borë është vala e re e aktiviteteve sportive për vizitorët të cilët nuk skijojnë. Me këtë aktivitet mund ta hulumtoni tërë malin, të kënaqeni në ditët plot me diell me shokët dhe të fotografoheni në peizazhin e bardhë të pafund të Mavrovës.
Me të vërtetë është shumë lehtë për tu mësuar. Guidat tanë do të ju shëtisin në terenë të butë për të mësuar hapat fillestare, kurse ata të cilët kanë dëshirë për progres më të madhë ose veçmë kanë eksperiencë në këtë sport, vetëm thuani guidave të vazhdojnë në terenë më të gjatë.
Llojet e toureve:
- Tour i vogël 2 - 2.5 orë / çmimi: 900 denarë
- Tour i mesëm 4 - 4.5 orë / çmimi: 1500 denarë
- Tour i madh 7 - 8 orë / çmimi: 2400 denarë
Çka fitoni
- Guidë të liçencuar dhe me eksperiencë
- Mësim në ecje me pajsje per ecje në borë
- Pajisje për ecje në borë dhe shkopinj
- Energy bars dhe pije të nxehtë (tour i mesëm / madh)
E rëndësishme
- Raporti guidë/pjesëmarrës 1:6
- Është e favorshme të keni këpucë të dimrit, pantallona, xhaketë, dorëza të dimrit dhe kapelë
- Po që se nuk keni veshmbathje dimërore të njejtën mund ta huazoni në SnowSports Academy
Për më shumë informata dhe rezervime, na kontaktoni në backcountry@skimavrovo.com.
Rrëshqitje Me Saj
Aktiviteti i cili jep më së shumti kënaqësi familjeve dhe fëmijëve është rrëshqitja. Pas stanit “Trifkova Koliba” , Ski Mavrova po përgatit poligon për rrëshqitje vetëm që ta japë atë mundësi për më të vegjëlit të kënaqen në pushimet e tyre dimërore në zonë të rrethuar dhe të sigurtë për rrëshqitje..
Vini re se rrëshqitja jashtë pistës së caktuar është e ndaluar përshkak të rreziqeve të mëdha.