Rregulla & Siguria

<

Pa marrë parasysh si po kënaqeni në sportet dimërore, çdoherë tregoni mirësi ndaj të tjerëve dhe jini të vetëdijshëm se ndodhen rreziqe në çdo aktivitet rekreativ në borë. Këto ndryshime nënkuptojnë ndryshime të shpejta meteorologjike, zvogëlim i të pamurit dhe kushtet e ski terreneve, si dhe rreziqe natyrore dhe artificiale si, gurë, drunj, lifte, mure të ski liftit, topë për borë artificiale etj. 

PRAKTIKONI KODIN ALPIK, NDAJENI ME TJERËT DHE NJIHUNI ME PËRGJEGJËSINË TË CILËN E KENI PËR EKSPERIENCË MË TË MIRË

1.    Njihuni me aftësitë personale dhe gjithmonë jini në kontrollë të ndaloni ose të anashkaloni vizitorë të tjerë ose mjete. Është përgjegjësi e juaja të mbeteni në kontrollë deri sa jeni në shtigjet apo po kërceni.
2.    Merrni orë për skijim nga instruktorë profesional për të mësuar si të keni progres 
3.    Përdorni mjete kompetente për mbrojtje, rrizikun nga lëndimi duhet ta vëni në minimum 
4.    Para se të përdorni ski lift ose teleferikun, duhet të mësoni për mënyrat e veprimit, hypjes dhe zbritjes nga mjetet transportuese, në këtë rast ski liftet dhe teleferikët 
5.    Keni kujdes dhe rrespektoni të gjitha shenjat. Mos përdorni rrugë apo shtigjet të cilët janë të mbyllura. 
6.    Bëni vend vizitorëve të cilët janë nën, apo afër jush. Është përgjegjësia juaj ti evitoni ato. 
7.    Mos ndaloni në vende ku nuk janë qartë të para nga lartë. 
8.    Shifni mbi pozicionin që ndodheni dhe jepni përparësi tjerëve kur hyni/dilni nga shtigjet e skijimit apo filloni me skijim në shtigjet e pjerrëta.
9.    Sigurohuni se pajisjet tuaja janë në gjendje të mirë dhe përdorni pajisje të duhura për mbajtje/ndalim/frenim të pajisjeve tuaja me çka nuk do ketë pajisje si p.sh ski apo snowboard i cili rrëshqet përgjatë ski shtigjeve. 
10.    Mos skijoni, snowboard-oni, vozituni në lift apo në teleferik si dhe mos u merrni me ndonjë tjetër aktivitet alpik nëse jeni në gjendje të alkoolizuar dhe funksionet tuaja psiko-motorike nuk janë precize. 
11.    Nëse jeni të involvuar ose jeni dëshmitarë të ndonjë fatkeqësije si dhe ndeshje, alarmojeni Ski Patrollën, qëndroni në vendin e ngjarjes dhe identifikojeni veten tek ski patrolerët ose tek tjetër person oficial të Ski qendrës.  

  • DIJENI KODIN. AJO ËSHTË PËRGJEGJËSIJA JUAJ;
  • MOSRRESPEKTIMI I KODIT MUND TË REZULTON NË BLLOKIM TË SKI BILETAVE TUAJA NGA ANA E SKI PATROLLËS OSE PERSONA TJERË TË AUTORIZUAR;
  •  “RRESPEKTI KTHEHET ME RRESPEKT”;
  • NGA RADHAT E PRITJES, DERI NË SHTIGJET E SKIJIMIT, MBI TËRË PARKUN E SKI SHTIGJEVE;


Rregulla primare dhe rradhitja e ski qendrës dhe shfrytëzuesit e saj  

Shtigjet e skijimit

1.    Shtigjet e skijimit janë RREPTËSISHT të destinuara për skijues / borderë / ski biçiklistë me çfarëdo pajisje të duhur për të njëjtin sport. 
2.    Këmbësorët dhe këmbësorët me saj janë RREPTËSISHT të ndaluar të qarkullojnë ose ndalojnë në ski shtigjet. 
3.    Ski shtigjet klasifikohen me ngjyrat në vijim 
-    Shtigjet e lehtë – ngjyrë të gjelbërt;
-    Shtigjet mesatarisht të rënda – ngjyrë të kaltërt; 
-    Shtigjet e rënda – ngjyrë të kuqe;
-    Ekstrem shtigje të rënda – ngjyrë të zezë, 
-    Ski / bord park – ngjyrë portokalli;  
4.    Kufijtë e ski terrenëve janë të shënuara me shkopinj ngjyrë portokalli dhe shenja të duhura 
5.    Qasja deri tek shtigjet e skijimit duhet të jetë i nënvizuar ku duhet të ketë edhe emër të terrenit, me cilin mjet transportues mund të përdoret terreni dhe ngjyra për përcaktuar nivelin e ski shtigjeve. 

Këmbësorët

1.    Këmbësorët – vizitorët pa pajisje për skijim mund të qarkullojnë në zonat e përcaktuara të cilat janë të destinuara për ato, në dhe rreth objektet e ski shtigjeve. 
2.    Në asnjë mënyrë këmbësori nuk guxon të lëviz ose të ndalon në shtigjet e skijimit, as në rast emërgjence ose nevoje. 

Këmbësorë me sajë/rrëshqitëse

1.    Këmbësorët me sajë mund të përdorin dhe të lëvizin vetëm në zonat rreptësisht të destinuara për saja, me sajë të cilët janë të dhëna nga ana e ski qendrës. 
2.    Rreptësisht ndalohet që këmbësorët me sajë ti përdorin të njejtat, të qarkullojnë apo të ndalojnë në ski shtigjet. 

Teleferikët

1.    Teleferikët janë mjet transportuese të cilat mund ti përdorin skijuesit/snowboard-erët dhe këmbësorët të cilët kanë blerë bilet për të njejtat. 
2.    Shfrytëzuesit e teleferikëve patjetër duhet të rrespektojnë të gjitha udhëzimet e përdorimit dhe po të njejtit të përmbahen në të gjitha udhëzimet verbale të dhëna nga ana e personit oficial të ski qendrës. 
3.    Rreptësisht ndalohet teleferiku të përdoret për transport të sajëve, kolicave të fëmijëve etj.

Ski lifte

1.    Ski lifti është mjet transportues i cili mund të përdoret strikt vetëm me pajisje për skijim/ snowboard-im apo ski çiklim. 
2.    Shfrytëzuesit e ski lifteve duhet ti rrespektojnë dhe të ju përmbahen të gjitha udhëzimeve dhe rregullave poashtu të dhëna verbalisht nga personi oficial i ski qendrës 

Saja motorikë 

1.    Sajët oficialë kanë të drejtë të qarkullojnë në rrugët e caktuara paraprakisht nga ski qendra edhe atë ajo bëhet kur do të ketë nevojë ose emergjencë (defekt të ski liftit, defekt të teleferikut, transport të personit të lënduar) 
2.    Gjatë lëvizjes në ski shtigjet duhet të përdoret sinjalizim i duhur dhe të praktikohet që një person nga ski patrolla të jetë në shoqërim të të njejtit person.
3.    Shpejtësija maksimale e sajëve motorikë oficialë është 25km/h  
4.    Sajë motorik në pronësi private RREPTËSISHT ndalohen të qarkullojnë/lëvizin në cilin do shteg të skijimit, rrugë, rajon të cilët janë të përcaktuar si pjesë e ski qendrës. 
5.    Sajët motorikë në pronësi private kanë të drejtë të lëvizin në rrugët të cilët janë të parapara për të njejtat dhe janë të markuar me ngjyrë të verdhë.
6.    Shpejtësija maksimale e sajës motorike në pronësi private e cila lëviz në rutë të markuar është 40 km/h 
7.    Për mosrrespektim të rregullave të shkruara, masa marrin Ski Patrolla si dhe personat oficial nga MPB 

Ratrakë

1.    Ratrakë nuk kanë të drejtë të lëvizin në dhe rreth ski shtigjeve në kohën e skijimit, përveç në nevojë emergjence (defekt të teleferikut, defekt të ski liftit, transport të personit të lënduar) ose riparim eventual të ndonjë ski shtegut e cila e njejta duhet të mbyllet më parë dhe të jetë e markuar, ratraku të lëvizë me drita rotacione dhe të ketë në shoqërim persona nga Ski Patrolla. 
2.    Përshkak të rregullës 1, për ratrakë, një person zëvendësues (vozitës) duhet të jetë në detyrë prezent në ditë të skijimit në pozicionin e punës 
3.    Ratrakët fillojnë me punë (rrafshimin e shtigjeve) kur shpëtimtari kryesorë në detyrë do të konfirmon se gjitha ski shtigjet janë të zbrazur dhe të gjithë të punësuarit dhe vizitorët janë larguar nga ski shtigjet dhe mjetet e transportimit kanë ndaluar së punuari. 

Aviacion

1.    Paragllajd, dellta-plan dhe mjete tjera të aviacionit civil dhe sportiv nuk kanë të drejtë të fluturojnë dhe aterojnë në ndonjë pjesë të ski shtigjeve ose në kufi të ski qendrës. 
2.    Ajo është e lejuar vetëm nësë ka vend të markuar jashtë ski shtigjeve me sinjalizim të duhur.